Libi, Obama: Asnjë opsion nuk përjashtohet

11/03/2011 21:35

“Mbi Libinë nuk përjashtohet asnjë opsion nga tavolina”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.

Për kreun e Shtëpisë së Bardhë, në Libi duhet të evitohet një situatë e krijuar si në Ruanda apo ajo që shkatërroi Ballkanin në vitet 90.

“Për këtë duhet të ndiqet nga afër zhvillimet në vend, ndërsa vendimet duhet të merren rast pas rasti”, theksoi presidenti.

Top Channel