Libi, mbi 250 mijë të shpërngulur

11/03/2011 04:00

Organizatat humanitare panë OKB-së njoftuan se ka shkuar në mbi 250 mijë numri i të larguarve nga Libia që prej nisjes së rebelimit kundër Gedafit.

Mbi 137 mijë persona kanë kaluar kufirin me Tunizinë, 107 mijë janë hedhur për në Egjipt, 6 mijë në Algjeri dhe 2500 në Niger.

Pjesa më e madhe e të larguarave, vërejne organizatat e OKB-së, janë të huaj të cilët ndodheshin në vendin afrikano-veriore si të punësuar, kryesisht në sektorin e naftë-nxjerrjes i cili ka rënë duke prodhuar më pak se 50 mijë fuci në ditë, në kohën kur para trazirave Libia prodhonte 1.6 milion fuci në ditë.

Top Channel