Kongresmeni: Al-Kaeda po rekruton amerikanë

11/03/2011 08:35

Një kongresmen amerikan paralajmëroi se Al-Kaeda është duke rekrutuar muslimanë amerikanë në radhët e saj, ndërsa raportoi për një rritje shqetësuese të aktivitetit të organizatës terroriste.

Peter King, një përfaqësues republikan, foli në Kongres për atë që ai e konsideroi si “radikalizimin” e muslimanëve amerikanë.

”Radikalizimi i atyre njerëzve që jetojnë këtu në paqe prej vitesh është pjesë thelbësore e strategjisë së Al-Kaedës për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi King.

Kritikët kundërshtuan pretendimet e kongresmenit, duke thënë se frika e tij ishte e ekzagjeruar dhe me përmbajtje anti-islamike.

Një kongresmen demokrat u përgjigj duke i kërkuar zotit King që të mos përbaltë emrin e mirë të muslimanëve amerikanë.

Top Channel