Japoni, probleme në reaktorin atomik

11/03/2011 12:00

Një reaktor bërthamor në Japoni është mbinxehur pasi sistemi i ftohjes ka pësuar disa dëmtime nga tërmeti, por zyrtarët vendas këmbëngulin se nuk ka vend për panik, lajmëroi pak më parë Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”.

Ndonëse qëndrat bërthamore në Japoni u mbyllën me sukses falë një sistemi automatik, menjëherë pasi u ndienë lëkundjet e para, sistemi ftohës i një reaktori është dëmtuar dhe raportohet që sistemi të jetë mbinxehur.

Mbinxehja e një reaktori solli shpërthimin e vetëm bërthamor në kohë paqe, atë në Çernobil, në vitin 1986.

”Masat e sigurisë janë aktive dhe ato po risjellin situatën në normalitet”, deklaroi një zyrtar i centralit bërthamor, duke shtuar se krahasimet me Çernobilin janë tërësisht të pavenda.

Top Channel