Një rënie e vazhdueshme po ndodh në bursat ndërkombëtare për monedhën japoneze, pasi koorporata të frikësuara nga pasojat e tërmetit janë duke shitur vazhdimisht jenin.
Bursat e Nikkei-t në Tokio ka rënë me 1,7% në vetëm disa orë, ndërsa monedha është dobësuar brenda dy orësh me gjysmë pike. Aktualisht, një dollar kuotohet 82,7 jen, nga 83,3 që ishte përpara se tërmeti të godiste vendin në orën 6:46, sipas orës shqiptare.
Ky është një moment veçanërisht i keq për ekonominë japoneze, me bursat që u mbyllën në nivelit më të ulët në pesë javë dje, për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.
Sipas ekonomistëve, tërmeti mund t’i kushtojë japonisë 1% më pak në rritjen ekonomike të vitit 2011, çka do të thotë se edhe pse nuk ka ende një bilanc të dëmeve, analistët flasin për shkatërrim që kap vlerën e miliarda eurove.
Top Channel