Bieber bën Beatles të harrohen në Liverpul

11/03/2011 11:15

Rrugët e Liverpulit, ku dikur dyndeshin fansat e Beatles u mbushën një ditë më parë nga qindra të rinj që dëshironin të shikonin nga pranë idhullin e tyre, Justin Bieber.

Këngëtari 17-vjeçar mbërriti në Britaninë e Madhe për një koncert, ndërsa një turmë e madhe adoleshentësh u mblodh në hyrjen e hotelit ku ai ishte sistemuar, me shpresën se do të arrinin të merrnin një autograf.

Policia i bëri të qartë Bieber-it se ai mund të akuzohej për nisjen e trazirave, nëse do të dilte jashtë, pasi parashikohej të ishte e vështirë për forcat e rendit të përballonin mësymjen e të rinjve.

Bieber u mjaftua me një dalje në dritare, për të përshëndetur të gjithë fansat, gjest që shkaktoi brohorima dhe ilaritet mes turmës.

Top Channel