A.Saudite bëhet gati për protestat masive

11/03/2011 14:35

Me qindra forca policore janë vendosur në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, përpara se të mbahen protestat anti-qeveritare të paralajmëruara pas lutjeve të së premtes.

Siç raporton Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”, në rrugët kryesore janë vendosur postoblloqe, ndërsa përleshjet nisën që mbrëmë në qytetin periferik të Hofufit.

Aktivistët opozitarë duken se janë frymësuar nga klima aktuale e botës arabe dhe po sfidojnë autoritetet, ndonëse e drejta e protestimit është e ndaluar në vendin më të madh eksportues të naftës në botë që prej vitit 1930.

Gjatë këtyre javëve, në Arabinë Saudite ka patur protesta sporadike, të cilat kanë arritur deri në qindra apo disa mijëra persona, por sot pritet që autoritetet të përballen me një revoltë masive.

Top Channel