Tiranë, arrestohet vjedhësi i agjencisë turistike

10/03/2011 10:45

Policia e Tiranës ka arrestuar dje në mbrëmje shtetasin Enkeledian Arifaj, 26 vjeç, për armëmbajtje pa leje.

Ai është kapur në flagrancë me një pistoletë “TT”, së bashku me dy krëhëra me 14 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Pas hetimeve paraprake, 26 vjeçari rezulton të jetë bashkëpunëtor në vjedhjen e një agjencie turistike në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë, të arrestuar më parë.

Të tre ata kishin arritur të mernin një shumë prej 67 mijë eurosh.

Top Channel