Rastësia e çuditshme e Hilton-Brooke

10/03/2011 16:50

Ndonëse ekzistojnë me dhjetëra mijëra modele veshjes në ditët e sotme, nuk është e rrallë që të shikohen dy persona të famshëm me të njëjtën veshje.

E motra e Paris Hilton, Nicky dhe aktorja Jaime King, u bënë të dyja pjesë e kësaj rastësie, ndërsa mbërritën në një hotel në Los Anxhelos, të ftuara për të marrë pjesë në të njëjtën festë.

Megjithatë, për to mund të ketë shërbyer si ngushëllim faktin se edhe dy vajza të tjera të famshme, Carmen Electra dhe Brooke Burke, u shfaqën të dyja të veshura njësoj.

Top Channel