Monarkitë e Gjirit: Gaddafi ilegjitim

10/03/2011 22:05

Regjimi libik ka humbur legjitimitetin e tij dhe duhet të vendosen sa më parë kontakte me rebelët. Është ky pozicioni i shprehur nga monarkitë e Gjirit.

Ndërkohë, sekretari i Jashtëm britanik, Hague ka deklaruar se pas kërcënimit të të birit të Gaddafi-t, Saif, kundër rebelëve, ngritja e zonës së ndalim-fluturimit është më pranë.

Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë ka njoftuar se eksportet e naftës nga Libia janë ngadalësuar javën e kaluar dhe kanë rënë nën 500 mijë fuci në ditë.

Top Channel