Media, KE kritikon Turqinë

10/03/2011 23:30

Komisioni Europian kritikon Turqinë për cënimin e lirisë së medias dhe kërkon ndryshime kushtetuese dhe në ligjin përkatës për të garantuar liri të plotë ndaj shtypit.

“Pavarësia dhe liria e medias ka rëndësi maksimale për një demokraci. Në raportin e progresit mbi Turqinë për vitin 2010, Komisioni theksoi numrin e lartë të rasteve gjyqësore kundër gazetarëve dhe presionin e papërshtatshëm ndaj medias, cfarë minoi këtë të drejtë themelore në praktikë. Mendoj se është e rëndësishme që të mos druhemi për të komentuar në mënyrë kritike aty ku ne vërejmë probleme. Liria e shtypit kërkon që pikëpamjet e mira dhe kundërshtuese të dëgjohen e për më shumë që ato të tolerohen. Liri shtypi do të thotë të garantosh hapësira publike për debat të lirë, përfshirë këtu edhe në internet”, tha Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Një shkrimtar dhe 4 gazetarë, prej të cilëve 2 edhe janë arrestuar, akuzohen në Turqi për përfshirje në komplot të dyshuar për të përmbysur qeverinë e vendit. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, federatat e gazetarëve si dhe rezoluta e Parlamentit Europian bëjnë thirrje ndaj qeverisë së Erdogan për të respektuar lirinë e medias.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel