Lohan do të deklarohet e pafajshme për vjedhje

10/03/2011 17:00

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, do të deklarohet e pafajshme për vjedhje në gjyq, ndonëse videot e sigurisë së një argjendarie duket se dëshmojnë qartë vjedhjen e një gjerdani me vlerë 2 500 dollarë.

Sipas burimeve pranë 24-vjeçares ajo ka ndërmend të refuzojë ofertën fillestare të gjykatës, që në këmbim të pranimit të fajësisë do t’i ofrojë një dënim më të ulët.

Me synimin që të pastrojë imazhin e saj, duket se Lohan është e gatshme të rrezikojë kalimin e një kohe më të gjatë në burg. Nëse Lindsay shpallet fajtore, ajo do të përfundojë në burg për herë të katërt në katër vitet e fundit.

Top Channel