Libi, Zauia në duart e Gedafit

10/03/2011 03:40

Pas disa ditësh luftime, Zauia bie sërish në duart e besnikëve të Gedafit.

Lajmi njoftohet nga mediat e huaja të cilat saktësojnë se rënia e Zauias në duart e Gedafit është shoqëruar me festime në qytet. Mijëra persona janë mbledhur në stadiumin e qytetetit ku janë hedhur fishekzjarre.

Zauias ra në duart e rebelëve para 2 javësh. Ofensiva e besnikëve të Gedafit për rimarrjen e këtij qyteti kyc në prodhimin e naftës, pasi atje ndodhen disa nga puset me të mëdhenj të prodhimit të arit të zi, ishte një mision që zgjati disa ditë e që u kushtoi jetën, dyshohet qindra viktimave.

Top Channel