Familja Kidman ka në pronësi toka sa Hungaria

10/03/2011 17:20

Familja e Nicole Kidman është pronarja e tetë më e madhe e tokave në planet, ndërsa zotërimet e tyre janë më të mëdha se territori i shtetit të Hungarisë, zbuluan sot ekspertët financiarë të Forbes.

Në fakt, të gjithë këto prona janë të regjistrua nën emrin e “Kidman Holdings”, një kompani që zotëron ferma të shumta bujqësore në qendër të Australisë.

Me një sipërfaqe prej 10 milion hektarësh, familja Kidman është e vetmja midis dhjetë pronarëve më të mëdhenj të tokave në botë që nuk zotëron gjak mbretëror.

E përkthyer në para, e gjithë kjo pasuri madhështore e shndërron aktoren në një prej njerëzve më të pasur të planetit.

Në listën e “Forbes” të dhjetë zotëruesve më të mëdhenj të terreneve në botë, kjo është renditja.

1. Mbretëresha Elisabeth e Britanisë
2. Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite
3. Vatikani
4. Mbreti Mohammed i Marokut
5. Mbreti Bhumibhol i Tajlandës
6. Sulltani Qaboos i Omanit
7. Mbreti Gyanendra i Nepalit
8. Familja Kidman
9. Mbreti Abdullah i Jordanisë
10. AA Company of Brisbane

Top Channel