Carey pret fëmijët me festa

10/03/2011 16:35

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, nuk është një prej atyre nënave që pret lindjen e fëmijëve të saj në krevat.

Në shtypin amerikan u botuan sot foto të 41-vjeçares dhe të dashurit të saj, Nick Cannon, dhjetë vjet më i ri, në një festë të mbajtur në një hotel në Beverli Hills.

Në një prej imazheve shfaqet ajo e ulur në një karrige dhe Cannon duke i përkëdhelur barkun. Carey pritet të lindë binjakë në fundin e prillit ose fillimin e majit.

Top Channel