Beckham mundet nga djali i tij

10/03/2011 16:25

David Beckham mund të ndihet krenar për djalin e tij të madh, por jo për faktin që përfundoi në faqet e para të gazetave rozë pas një gare shpejtësie të humbur me të birin.

David dhe 12-vjeçari Brooklyn dolën për një shëtitje në Los Anxhelos dhe u ndalën për të blerë akullore, por pak më vonë vendosën të bënin një garë shpejtësie në parkun ku ndodheshin.

Brooklyn u duk shumë më i shpejtë se babai, ndonëse David mund të mbrohet duke thënë se nuk u impenjua në maksimum dhe u zu i papërgatitur kur nisi gara.

Beckham ka shprehur disa herë dëshirën që të paktën njëri prej tre djemve të tij të bëhet futbollist. Duke se trashëgimtari i tij më i madh është në rrugën e duhur.

Top Channel