B.i Fildishtë pengon uljen e avionit francez

10/03/2011 15:55

Qeveria e presidentit të paligjshëm të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, mbylli sot hapësirën ajrore për një avion me paqeruajtës francezë.

Avioni duhet të mbërrinte me ndihma dhe përforcime për trupat paqeruajtëse që ndodhen në vend, por atij iu komunikua në fluturim se nuk do t’i lejohej të ulej në Bregun e Fildishtë.

Ky veprim i Gbagbos vjen pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara njohu zyrtarisht Alassane Ouattara-n si fitues të ligjshëm të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Vendi afrikan është futur në një krizë të thellë, me mijëra kanë humbur jetën dhe lufta civile kërcënon Bregun e Fildishtë, pasi Gbagbo refuzon të largohet prej pushtetit.

Top Channel