50 Cent, dobësim drastik për filmin e ri

10/03/2011 12:20

50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shfaqet shumë i dobësuar në trajlerin e filmit Things Fall Apart, në të cilin interpreton rolin e një lojtari të futbollit amerikan që vuan nga kanceri.

Reperi i është nënshtruar një diete të rreptë dhe ka kaluar rreth 3 orë në ditë në palestër për të humbur peshë.

Këngëtari gjithsesi ka rifituar sërish formën që nga koha kur ka xhiruar filmin, në verën e kaluar.

Top Channel