Sienna zbulon detajet e ndarjes me Jude Law

09/03/2011 17:35

Ndarja e bujshme e Jude Law nga Sienna Miller ka qenë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë që prej një muaji.

Për herë të parë që prej publikimit të lajmit, modelja 29-vjeçare tregoi rreth përfundimit të lidhjes së saj me aktorin hollivudian, ndërsa theksoi se ata asnjëherë nuk kishin qenë duke planifikuar një martesë.

Në një intervistë për “The Guardian”, Sienna deklaroi: “Nuk po mendonim për t’u martuar. Pas krizës së parë që patëm, vendosëm t’i jepnim lidhjes sonë edhe një shans, por nuk ishte e thënë të funksiononte”.

Law dhe Miller u ndanë më parë gjatë vitit të shkuar pasi u mësua se aktori mbante një lidhje të dytë paralele. Pas disa muajsh të ndarë, u duk se Sienna e fali tradhëtinë dhe ishin bashkuar për t’u martuar së bashku.

Top Channel