Shuhet basisti i “Alice in Chains”

09/03/2011 21:50

Një jetë e jetuar mes seksit, drogës dhe rock’n’rollit u shua përfundimisht. Mike Starr, basisti i parë “Alice in Chains” u gjet sot i pajetë në shtëpinë e tij në St.Lejk Siti.

”Alice in Chains”, së bashku me grupe si “Pearl Jam” apo “Nirvana” ishte jashtëzakonisht popullor në fillimin e viteve 1990 dhe ndër shpikëset e rrymës grunge.

Starr, i cili ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, u bë pjesë e grupit në vitin 1987, por u largua në 1993-shin pas daljes në treg të albumit shumë të suksesshëm “Dirt”, sepse varësia e tij me heroinën ishte bërë e padministrueshme.

Në vitet e fundit, besohej se Starr ishte kuruar nga varësitë e tij, deri kur në 18 shkurt u arrestua nga policia pasi iu gjetën në zotërim substanca narkotike.

Mike Starr i bashkohet liderit të grupit legjendar, Layne Staley, i cili vdiq nga nje overdoze më 5 prill 2002, të njëjtën ditë si Kurt Cobain. Pas shpërbërjes së grupit, Staley kishte mbetur i vetëm dhe në depresion.

Top Channel