SHBA, Ilinois heq dënimin me vdekje

09/03/2011 20:15

Ilinois u shndërrua sot në shtetin e 16 amerikan që hoqi dënimin me vdekje, pasi një guvernator nënshkroi një ligj që shndërron moratoriumin 10-vjeçar të ndalimit të ekzekutimeve në një ligj të përhershëm.

Guvernatori Pat Quinn nënshkroi këtë ligj pasi kaloi dy muaj duke u konsultuar me familje të viktimave, me prokurorë, drejtues fetarë dhe të tjerë.

Ish-guvernatori George Ryan urdhëroi ndërprerjen 10-vjeçare të ekzekutimeve në vitin 2000, nga frika se njerëz të pafajshëm mund të dënoheshin me vdekje.

34 shtete të tjera amerikane vazhdojnë të kenë në fuqi dënimin kapital. Vendimi i guvernatorit fali automatikisht jetën e 15 të dënuarve, të cilët prisnin ekzekutimin. Dënimi i tyre u konvertua në burgim të përjetshëm.

Top Channel