SHBA dërgon një kinez ambasador në Kinë

09/03/2011 20:25

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi Sekretarin e Tregëtisë, Gary Locke, si ambassador të ri të vendit në Pekin.

Ai do të jetë amerikano-kinezi i parë i historisë që do të shërbejë në këtë post, në vendin e tij të origjinës.

Senati miratoi më parë gjatë ditës propozimin e presidentit për zëvendësimin e ambasadorit aktual, Jon Huntsman, i njohur si një mik i ngushtë i kandidatit republikan për presidentit përballë Obamës, John McCain.

Sipas ekspertëve, fakti që amerikano-kinezi fitoi një reputacion të mirë në Departamentin e Tregëtisë, duke rritur ndjeshëm eksportet me Kinën, qëndron pas vendimit të Obamës.

Në detyrën e tij të ri si ambassador në Kinë, një pjesë e mirë e punës së Locke do t’i kushtohet pikërisht tregëtisë.

Pasi Boeing dhe Pepsi nënshkruan kontrata shumë fitimprurëse me autoritetet kineze gjatë 2010-s, Obama shpreson që të krijojë vende të reja pune falë bashkëpunimit me kinezët, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

Top Channel