Reforma shëndetësore, apelohet vendimi i gjykatës federale

09/03/2011 01:15

Administrata Obama ka apeluar vendimin e një gjykatësi federal në Florida i cili shpalli si anti-kushtetues një kapitull kyc të reformës shëndetësore.

Ashtu sic edhe kishte paralajmëruar gjatë muajit janar, Shtëpia e Bardhë kërkoi shfuqizimin e vendimit të gjykatësit federal, që gjatë 2010 shfuqizoi një pjesë të rëndësishme të reformës shëndetësore, një ndër reformat më të rëndësishme të Obamës dhe e kritikuar fort prej republikanëve.

Përvec sfidave me reformën shëndetësore, Obama duhet të përballet edhe me kundërshtitë për reformën financiare, kur grupet kundër tij janë edhe më të forta, pas zgjedhjeve në Kongresin amerikan e ku republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Top Channel