Pakistan, shpërthim në funeral, 40 të vdekur

09/03/2011 09:55

Ka shkuar në 40 të vdekur bilanci i viktimave të një shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë një ceremonie varrimi në fshatin e Adezai, pranë Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit.

Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur.

Një funksionarë i lartë i administratës ka bërë të ditur për Geo News se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një kamikazi.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kamikazi ishte përzjerë me kortezhin.

Top Channel