Nju Orlins festoi të Martën e Majme

09/03/2011 21:00

Duke parë ekzaltimin dhe kostumet që shkëlqenin, vallëzimet dhe pijen e konsumuar gjatë së Martës së Majme, qyteti i Nju Orlins ka bërë gjithcka për të kaluar dy katastrofat, atë të uraganit “Katrina” dhe atë të naftës të shkaktuar nga kompania britanike “BP”.

Hotelet e qytetit ishin pothuajse të mbushur, avionët që të conin atje të prenotuar dhe Lagjia Franceze e tij gumëzhinte.

“Njerëzit erdhën këtu dhe shpenzuan para. Të ardhurat e klubit tonë për këtë vit ishin dyfishi krahasuar me vitin e kaluar”, deklaroi Martin Driskell, menaxher i hotelit “Intercontinental” në qendër të Nju Orlinsit.

Më pak se një vit ka kaluar nga shpërthimi në platformën e naftës të “BP”, që krijoi një njollë gjigante në Gjirin e Meksikës.

Derdhja e naftës në prill të vitit 2010 goditi turizmin e qytetit dhe industrinë e ushqimit të produkteve të detit, që po merrte veten nga uragani “Katrina” pesë vjet më parë.

Por tani në Nju Orlins banorët janë specializuar në lënien pas të tragjedive dhe në përfshirjen në ngjarje argëtuese.

Karnavalja e Kevin Kelly ishte mes ngjarjeve më të nxehta në qytet dhe u shoqërua me një paradë kostumesh në rrugën St. Charles Avenue.

Top Channel