Nafta, çmimi në rënie nën 105 dollarë

09/03/2011 08:35

Çmimi i naftës është në rënie si pasojë e deklaratave të bëra dje nga disa anëtarë të OPEC-ut mbi mundësinë e shtimit të prodhimit.

Në tregjet aziatike light crude ka zbritur në 104,28 dollarë.

Ndërkohë nafta brent ka rënë me 72 cent duke shkuar në 112,34, pas një minimumi prej 112,16 dollarësh.

Top Channel