Libi, vazhdojnë betejat për qytetet

09/03/2011 02:00

Në perëndim të vendit, forcat besnike të Muamar Gedafit kanë intensifikuar aksionet luftarake për rimarrjen e qytetit të Misuratas.

Rebelër vazhdojnë të mbajnë një rezistencë të fortë në këtë qytet ndërkohë që, ashtu sic raportojnë burimet mediatike ndërkombëtare nga Tripoli, shumë shpejt në duart e kolonelit mund të bjerë qytetit i Zauias, ku forca të shumta ushtarake të kolonelit kanë intensifikuar sulmet për rimarrjen e qytetit të pasur me puse nafte.

Nga luftimet mësohet se në brendësi të këtij qyteti kanë avancuar disa mjete të blinduara të ushtrisë duke sprapsur rezistencën rebele.

Top Channel