Libi, Gedafi “mashtron” gazetarët

09/03/2011 00:50

Lideri i Libisë, Muamar Gedafi i është shmangur një konference mediatke për mediat ndërkombëtare në Tripoli.

Gazetarët ndërkombëtarë, pasi priten plot 9 orë në ambientet e një hoteli në Tripoli, mësuan se koloneli kishte anuluar gjithcka duke dhënë intervistë vetëm për televizionin shtetëror francez TF1 dhe një televizion turk.

Javën e shkuar, Gedafi doli para mediave ndërkombëtare, ku ishin edhe BBC, ABC dhe Sunday Times për të shuar interesimin e madhe mediatik që paraqet situata në Libi.

Top Channel