Jemen, vijojnë protestat anti-qeveritare

09/03/2011 00:00

Vazhdojnë protesta anti-qeveritare në Jemen. Mijëra manifestues dolën sërish në rrugët e kryeqytetit Sanaa për të kërkuar dhënien fund të regjimit.

Sipas dëshmitarëve, cituar nga mediat ndërkombëtare, policia ka përdorur armë zjarri për shpërndarjen e protestuesve, duke shkaktuar të paktën 50 të plagosur, mes të cilëve 3 në gjendje të rëndë.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh që mban këtë post prej 42 vjetësh.

Top Channel