Irak, bomba shkatërron tubacionet e nafës

09/03/2011 20:35

Një sulm me bombë shkatërroi një sektor të tubacioneve që transportojnë naftë nga Iraku në Turqi, lajmëroi “Reuters” gjatë mbasdites.

Si rrjedhojë e këtij sulmi të ndodhur në provincën e Ninevah, transporti i naftës në naftësjellës është ndërprerë. Ndreqja e dëmtimit do të kërkojë disa ditë.

Tubacioni në fjalë ka një kapacitet maksimal prej 1,6 milion fuçish në ditë dhe normalisht, nëpër të kalojnë 500 mijë fuçi në ditë.

Industria e naftës në Irak duket se është vënë në qendër të sulmeve të talibanëve, që vetëm pak javë më parë shpërthyen një bombë në një prej tre rafinerive të vendit, duke e nxjerrë atë jashtë përdorimit për të paktën disa muaj.

Sulmi ndaj tubacioneve mund të shkaktojë një rritje të re çmimi në treg, edhe pse Ministri Irakan i Naftës premtoi se do kapaciteti eksportues i vendit të tij do të mbetet i pacënuar dhe se nafta do të transportohet në destinacion nëpërmjet rrugëve të tjera.

Top Channel