Hagë, në gjyq “kriminelët” e Darfurit

09/03/2011 03:25

Dy ish-udhëheqës të rebelëve në Darfur të akuzuar për vrasjen e 12 paqeruajtësve afrikanë gjatë trazirave të 2007 dolën para Gjykatës së Hagës.

Abdullah Abakaer dhe Saleh Jamus akuzohen për masakrën gjatë një sulmi në kampin Haskanita në shtator të 2007, kamp ky i ngritur prej forcave të Unionit Afrikan për t’i ardhur në ndihmë popullsisë.

Tre ish-liderët rebelë, iu dorëzuan gjykatës ndërkombëtare të krimeve vitin e shkuar. Më herët kjo gjykata liroi njërin prej tyre për mungesë provash.

Top Channel