Emma Watson lë Universitetin

09/03/2011 08:25

Emma Watson ka vendosur të lërë përgjysmë studimet e saj universitare.

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja britanike në një komunikatë në faqen e saj të internetit.

20-vjeçarja vazhdonte studimet për Letërsi në Universitetin Brown në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më pëlqen shumë të studioj, por tani më duhet të merrem me aktrimin dhe disa projekte profesionale”, u shpreh protagonistja e sagës Harry Potter.

Watson sqaroi se do i rikthehet sërish universitetit në mënyrë që të përfundojë studimet.

Top Channel