Beckham: I emocionuar si për fëmijën e parë

09/03/2011 17:15

Ish-kapiteni i kombëtares angleze të futbollit, David Beckham, foli për gëzimin e tij përpara se të bëhet baba për herë të katërt.

Duke folur nga Los Anxhelosi, ku Victoria kreu edhe një vizitë gjinekologjike, Beckham deklaroi: “Ajo është shumë e shëndetshme dhe ndihet mirë. Vazhdon të punojë me ritëm të plotë. Ndihemi shumë të emocionuar, njësoj si herën e parë”.

Nga ana e saj, 36-vjeçarja Victoria është përfshirë në botën e dizenjimit dhe modës. Ajo mbërriti një ditë më parë në aeroportin e Londrës, e veshur me rroba të dizenjuara prej asaj vetë, përfshi një çantë me lëkurë krokodili, me vlerë 8 950 paund.

Në fotografitë e marra në mbërritjen e saj, dukej qartë barku në fryrje nga shtatzania.

Top Channel