Stefani: Sa do të doja të haja më shumë

08/03/2011 19:35

Janë të shumtë yjet e Hollivudit, të cilët e kanë pasion punën në palestër dhe operacionet plastike për t’u dukur sa më mirë.

Megjithatë, nuk është ky rasti i këngëtares Gwen Stefani, e cila ndihet me të vërtetë mjerane duke punuar pesë ditë në javë mbi disa orë për të ruajtur linjat e saj.

Në një intervistë televizive, të dhënë mbrëmë, ajo përshkroi si një “vuajtje” luftën e saj të përditshme për të ruajtur linjat.

Ajo shtoi se dëshironte të hante shumë më tepër dhe ushqime që i ndalohen, por nuk mundet t’a bëjë këtë, pasi është pjesë e profesionit respektimi i linjave sa më tërheqëse.

Top Channel