Rama: Të largojmë Berishën

08/03/2011 16:20

Edi Rama ka deklaruar në Pogradec se opozita është e vetmja shpresë e shqiptarëve kundër regjimit të Berishës.

Në turin “Fajin e ka Saliu”, Rama nënvizoi se në 8 maj nuk votohet vetëm për te zgjedhurit lokalë, por votohet për të larguar Berishën nga pushteti.

“Sot më shumë se kurrë është dita që çdo shqiptarë në opozitë të jetë i bashkuar për t’i thënë Saliut Kurrë më një qeveri që vjedh votat për të vjedhur Shqipërinë dhe pastaj vret për të vazhduar të vjedhë. Vota në zgjedhjet vendore është një votë që ka vetëm një mesazh brenda, një mesazh për Saliun: Kurrë më!”, theksoi kreu i PS-së.

Sipas Ramës, PS-ja është e vëtmja shpresë për një të ardhme më të mirë.

“Sot ne jemi e vetmja shpresë jo vetëm për anëtarët e familjes sonë politike, por për të gjithë shqiptarët që duan të heqin qafe kusarët”, deklaroi Rama.

Top Channel