Obama-Cameron: Gaddafi duhet të largohet

08/03/2011 21:25

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Kryeministri i Britanisë, David Cameron, mbajtën sot një qëndrim të përabshkët ndaj Libisë, duke thënë se largimi i Muammar Gaddafi-t është një kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës.

Në komunikatën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë mbrëmjes, njoftohej se pas bisedës telefonike së dy liderave, u arrit në përfundimin e përbashkët: “Se objektivi kryesor për Libinë është largimi i Gaddafi-t dhe përfundimi i dhunës.

Të dy biseduan rreth domosdoshmërisë së avancimit të planeve mbi Libinë, përfshi ato në kuadër me NATO-n, rreth një spektri të gjerë mundësish, që përfshijnë servejimin, ndihmën humanitare, embargon e armëve dhe një bllokadë ajrore”.

Top Channel