Libia, vijojnë debatet për “no-fly zone”

08/03/2011 08:30

Planet për një “no-fly zone” mbi Libinë po grumbullohen me shpejtësi për t’iu përgjigjur sulmeve ajrore të kolonelit Muammar Gaddafi ndaj zonave të kontrolluara nga rebelët.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po hartojnë një rezolutë për një zonë ku të përjashtohet fluturimi, e cila do të diskutohet sot nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, shtetet e gjirit arab e kanë mbështetur idenë. Por vetë komuniteti ndërkombëtar është i ndarë lidhur me këtë cështje.

Debati është hapur pasi forcat besnike të kolonel Gaddafi kanë kryer kundërsulme ajrore ndaj rebelëve, në përpjekje për të penguar avancimin e tyre.

Top Channel