Libi, opozita ultimatum Gaddafi-t

08/03/2011 15:45

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Libisë, Mustafa Abdel Jalil, i dha një ultimatum diktatorit Muammar Gaddafi, duke thënë se ai ka 72 orë kohë për të lënë vendin, nëse nuk do që qeveria e re ta ndjekë për krimet e luftës.

Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se Këshilli priti një të dërguar të presidentit për negocime, pavarësisht se mundësia e bisedimit me rebelët ishte përjashtuar kategorikisht prej Gaddafi-t.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për të ulur tensionin në Libi, forcat ajrore qeveritare kanë vazhduar bombardimin e qyteteve në duart e rebelëve. Media ndërkombëtare kanë konfirmuar se sot është goditur qyteti port i Ras Lanufit.

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe shpallën një takim ditën e premte, për të biseduar rreth situatës së krijuar në Libi, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i organizmit, Ekmeleddin Ihsanoglu, u shpreh pro mundësisë së përfolur të vendosjes së një bllokade ndaj fluturimeve në Libi.

Top Channel