Egjipt, tensione të larta ndërferare

08/03/2011 21:15

Tensionet midis kristianëve dhe muslimanëve u shndërruan sot në përplasje midis dy komuniteteve fetare në Kajro, ndërsa goma makinash u ndezën në rrugë, shumë xhama u thyen dhe rrugët u bllokuan.

Sipas “Associated Press”, ushtria që kontrollon jetën civile në Egjipt, u tregua e paaftë që të pengonte protestat e dhunshme në kryeqytet, ku morrën pjesë me mijëra qytetarë, pavarësisht se dislokoi mjete ushtarake.

Megjithatë, u bë e mundur mbajtja larg e të krishterëve dhe muslimanëve, që protestonin në vende të ndryshme, pranë njëri-tjetrit.

Tensonet ndërfetare janë rritur ndjeshëm në Egjipt, pasi disa keqbërës muslimanë i vunë flakën një kishe në periferinë e Kajros, në fundjavë.

Të hënën, komuniteti i krishterë protestoi përpara selisë së televizionit shtetëror, ku Kryeministri Sharaf u premtoi rindërtimin e shpejtë të kishës.

Top Channel