Danimarkë, shkarkohet ministrja e Emigracionit

08/03/2011 14:55

Ministrja e Emigracionit në Danimarkë, Birthe Roenn Hornbech është shkarkuar nga detyra pasi 36 palestinezëve pa nënshtetësi iu refuzua gabimisht nënshtetësia daneze.

Honrbech, 67 vjec, pranoi se ishte në dijeni se departamenti i saj kishte shkelur një konventë të OKB-së, por dështoi ta raportonte atë në Parlament brenda vitit 2010.

Vetëm pak momente pasi kryeministri Lars Loekke njoftoi vendimin e tij, një tjetër ministre deklaroi se po dorëhiqej. Ministrja e Arsimit, Tina Nedergaard ka deklaruar se largimi po bëhej për arsye personale.

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2001, koalicioni mes liberalëve dhe konservatorëve në Danimark ka përforcuar ligjet për emigracionin dhe nënshtetësinë dhe është mbështetur tek partia e krahut të djathtë Populli Danez, për të qendruar në pushtet.

Top Channel