Banka e Japonisë hedh në treg 183 mld $

08/03/2011 15:50

Banka e Japonisë ka vendosur të hedhë në treg 15 trilion jen (183 miliardë dollarë), për të stabilizuar tregjet financiare, lajmëroi guvernatori i bankës.

Bursa e Tokios, Nikkei, pësoi një rënie prej 6,2% në ditën e parë të shkëmbimeve pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti me magnitudë 9 i shkallës rihter ditën e premte.

Asnjëherë më parë nuk është bërë një investim i tillë nga Banka Qëndrore për t’i ardhur në ndihmë tregjeve.

Gjithashtu, janë deklaruar disa lehtësira fiskale, të cilat duhet të bëjnë të mundur nxitjen e investitorëve për të mos braktisur në masë asetet japoneze.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të Bankës Japoneze, ekspertët parashikojnë që shuma masive e rindërtimit, katastrofa e mundshme atomike dhe mungesa e energjisë elektrike do të shkaktojnë një dëm të madh për ekonominë.

Top Channel