B.Fildishtë, zjarr ndaj protestuesve, 4 viktima

08/03/2011 19:30

Të paktën katër persona mbetën viktimë e hapjes së zjarrit nga ana e forcave policore në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan, gjatë një proteste paqësore.

Mediat ndërkombëtare, në lajmin e publikuar pasdite, cituan burime të sigurta policore. Tre prej viktimave ishin burra dhe njëra grua.

Këto vrasje ndodhin vetëm një javë pas shtatë gra u masakruan në një ngjarje identike, pasi policia hapi zjarr ndaj tyre, në një marshim paqësor.

Të dy këto protesta u organizuan nga mbështetës të Alasane Ouattara, fitues i ligjshëm i zgjedhjeve, por i izoluar në një hotel, ku mbrohet nga 10 mijë paqeruajtës, pasi presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga pushteti që prej nëntorit.

Raportet e fundit flasin për luftime midis rebelëve dhe forcave qeveritare në disa qytete lindore, ndërsa Bregu i Fildishtë besohet se është pranë luftës civile.

Top Channel