Vajza e Whitney Houston, e droguar

07/03/2011 08:50

Vajzës adoleshente të Whitney Houston duket se i pëlqen të marrë pak “pluhur të bardhë”, ashtu siç bënte edhe nëna e saj e famshme.

47-vjeçarja Houston, e cila ka qenë e varur ndaj drogës, po mundohet të ngushëllojë vajzën e saj, Bobbi Cristina Brown, pas shfaqjes së disa fotove të 18-vjeçares ku duket se po thith kokainë.

Whitney shkroi në ‘Twitter’ se fotot janë vënë nga një i dashur i vjetër i vajzës së saj dhe se gjërat “nuk janë ashtu siç duken”.

Por, ishi u kundërpërgjigj duke thënë: “Nuk e mbaj mend një herë të vetme esëll. Blinte gjatë gjithë kohës pije alkoolike dhe drogë sepse nëna i jepte 1 mijë dollarë në javë.”

Top Channel