Princesha fëmijë mrekullon Britaninë

07/03/2011 17:10

E përditshmja britanike, “Daily Mail”, publikoi sot disa fotografi të hershme Kate Middleton, e cila në datën 29 prill do të hyjë në familjen mbretërore, duke u martuar me Princin William.

Në disa prej imazheve shfaqej ajo që mund të shndërrohet në Mbretëreshën e ardhshme të Britanisë së Madhe në periudhën e fëmijërisë.

Pamje të tjera tregonin momente të lumtura nga vitet e para të lidhjes 7-vjeçare me William, marrëdhënie e nisur që në kohën kur ishin të dy studentë në të njëjtin universitet.

Eleganca e Kate Middleton ka bërë që shtypi anglez të gjejë menjëherë krahasime midis saj dhe nënës së ndjerë të William-it, Princeshës Diana.

FOTO GALERI
1/2
Fotografi të rralla të Kate Middleton-it

Top Channel