Itali, operacion në fytyrë për Berlusconi-n

07/03/2011 15:20

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, iu nënshtrua një operacioni prej katër orësh në fytyrë gjatë mëngjesit, për të rregulluar një dëmtim të shkaktuar nga një sulm në vitin 2009.

Duke u bazuar në një komunikatë zyrtare, mjekët rindërtuan anatominë e faqes së tij, duke bërë të mundur që Berlusconi të mos ketë më probleme për qeshjen.

74-vjeçari u godit në kokë me objekte të forta në Milano, në dhjetor 2009, nga një njeri me probleme mendore.

Dëmtimet në fytyrë u shkaktuan si pasojë e goditjes me një suvenir metalik të katedrales së Milanos.

Top Channel