Hudson tregon shtatzaninë në plazh

07/03/2011 17:35

Kate Hudson tregoi barkun e saj krenar, ndërsa aktorja në muajin e gjashtë të shtatzanisë është duke kaluar një periudhë pushimesh në një plazh në Meksikë.

31-vjeçarja shoqërohej në këto pushime nga i dashuri i saj, këngëtari i grupit “Muse”, Matt Bellamy dhe nga djali i saj 7-vjeçar, Ryder.

Ndonëse me barkun qartësisht të fryrë, aktorja dukej ende në formë shumë të mirë, ndërsa u përfshi në aktivitete si volejbolli në plazh apo noti.

Në disa prej fotove të publikuara nga një revistë rozë në SHBA, ajo shfaqej duke shkruar disa herë për të ngrënë apo për të porositur coca-cola.

Në muajin e gjashtë, Hudson mund të falet për një orekst të tillë.

Top Channel