“Dosja K” në kinema “Imperial”

07/03/2011 16:35

Filmi “Dosja K” është premiera më e fundit e rrjetit të kinemave “Imperial”. Një produksion belg i regjisorit Van Verheyen, që trajton një histori shqiptare.

Ngjarjet në film përfshijnë zakonet e Kanunit të Lek Dukagjinit, por edhe mafian shqiptare në Belgjikë.

Ndër protagonistët edhe aktori me origjinë nga Tetova, Blerim Destani, në rol Nazim Tahiri.

“Nazimi është një i ri që vjen nga Shqipëria dhe futet në botën e krimit për të zbuluar se kush i ka vrarë babain. Është trim, bujar dhe besnik. Nuk tutet nëse duhet të bëjë dicka që është e mirë dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në Belgjikë”, tregon Destani.

“Dosja K” është duke u shfaqur në kinema “Imperial” pranë hotel “Sheraton”.

Top Channel