Sheen: Unë kam nëntë jetë

05/03/2011 09:35

I vënë në qendër të vëmendjes me varësinë e tij nga droga e alkooli, marrëdhëniet e poligamisë, humbjen e kujdestarisë ndaj fëmijëve dhe me ofendimet ndaj regjizorit që sollën anullimin e xhirimeve të një seriali, Charlie Sheen u rikthye të fliste.

Në një intervistë eksluzive të botuar sot në të përditshmen “The Sun”, 45-vjeçari e cilësoi veten me fat për dy të dashurat që “e zotërojnë”, ndërsa theksoi se ai ka nëntë jetë, por nuk e di se sa ka shpenzuar deri tani prej tyre.

”Ato janë perëndeshat e mia, drejtojnë mbretërinë time”, deklaroi Sheen për modelen dhe pornostarin, me të cilat formon një marrëdhënie treshe.

“Ato janë dy mace të egra në dhomën time. Atje kemi dy krevate, në mënyrë që askush të mos përfundojë në divan, por zakonisht përfundojmë duke fjetur të tre së bashku”.

Të dy vajzat 24-vjeçare deklaruan një ditë më parë se Sheen se po jetojnë një jetë ëndrrash, midis historisë me Sheen dhe festave që aktori hollivudian organizon.

”Festat kanë qenë epike, jashtëzakonisht argëtuese. Të gjithë thonë se unë kam nëntë jetë. E vërteta ëstë se nuk e di se sa prej tyre kam harxhuar në ato festa duke pirë dhe duke u dëfryer si i çmendur”.

Sipas Sheen, ata që kritikojnë stilin e tij të jetesës janë vetëm hipokritë. “Njerëzit thonë se unë jam arrogant, edhe pse flas të vërtetën”.

Njeriu që ka patur disa histori në të shkuarën me diva të pornografisë, pranoi adhurimin e tij për Micheal Jackson, të cilin “do të kishte dashur t’i dhuronte një prej nëntë jetëve”, ndërsa shtoi se rikthimi i serialit “Two and a half man” është një opsion.
 

Top Channel