Madonna dhe vajza, mike apo “show”?

05/03/2011 10:05

Fytyra e Lourdes Leon, vajzës 14-vjeçare të Madonna-s, shprehte një emicion të dyfishtë, ndërsa ajo ishte pjesëmarrëse, së bashku me nënën e saj, në mbrëmjen e çmimeve “Oscar”.

Nuk ka dyshim se për një vazjë të re si Lourdes, pjesëmarrja në festën më të madhe të qytetit do të ishte një motiv i madh krenarie. Nga ana tjetër, sjellja e mbretëreshës së popit ndaj vajzës së saj u duk tërësisht e pavend.

Me fustanin e saj të shkurtër, tualetin dhe buzëqeshjen e shtrënguar përpara fotoreporterëve, Lourdes dukej gjithçka përveçse një fëmijë i lumtur.

Kritikat për Madonna-n ishin të menjëhershme në mediat rozë, të cilat në këto ditë kanë ironizuar dëshirën e këngëtares për të mbajtur afër vajzën, ndërsa disa kanë shkuar deri atje si t’a konsiderojnë mbretëreshën e popit si një nënë të padenjë.

Megjithatë, Lourdes luajti shkëlqyeshëm rolin e saj si “shoqja më e mirë” e Madonna-s. Përveç nuk u nda nënës gjatë të gjithës natës, ajo shpërfilli pa takt aktoren Gwynell Paltrow, pikërisht ashtu siç ishte udhëzuar të bënte.

Dikur shoqe të ngushta, Madonna dhe Paltrow nuk flasin më prej disa vitesh.

Top Channel