Ersekë, përcillen viktimat e gurorës

05/03/2011 12:35

Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat që humbën jetën në një gurore në fshatin Qinam të Kolonjës.

Familjarët thonë se ata kishin shkuar të nxirrnin gurë për llogari të komunës për shtrimin e rrugëve.

Dy punëtorët Bujar Abdyli dhe Pandi Prifti kanë humbur jetën kur kishin shkuar për herë të dytë për të ngarkuar një mjet të tonazhit të rëndë.

Jashtë kushteve teknike dhe pa asnjë masë sigurie, puntorët kanë ngarkuar mjetin me çakull, por në momentin kur janë nisur për kthim mjeti ka goditur faqen e gërmuar duke shkaktuar shembjen e menjëhershme të masivit me gurë.

Për pasojë dy punëtorët kanë vdekur në vend.

Familjarët e tyre thonë se puna në gurore ishte e vetmja me të cilën ata mbanin familjet.

Top Channel